Saturday, August 23, 2025
BallinaVitrina e libritYlli Pollogati-NJË ËNDËRR GËZIMI

Ylli Pollogati-NJË ËNDËRR GËZIMI

Në ëndërr, një gëzim m’u faneps..
Shpirti më digjet vërtet.
Kur një fidan fruti shtatin për zili hedh,
si fëmijë i gëzohem.
Dëgjoj që gëzohen,
me gëzime.
Vesh i merr,
kur ekranit të telefonit të serviren si meze!
E vërteta qesh!
U lodha..
Për qefin tim gotën e verës rrëmbeva me shpejtësi,
koha mos më përzihesh.
Në këmbë u ngrita,
Të isha prezent,
me zërin tim e
qiellit t’i thërrisja.
Vera lëkundej gotës nën goditje!
Ç’të ishin vallë?
Grushte të njoma,
të ashpëra brënda saj, si zaje këngësh godisnin, në jehonë të një dite me kaltërsi pa re.
Ehh.. gulçon shpirti për një gëzim.., t’i them boll
zymtësisë.
Zëmra nis e më ftohet!
Bosfori le të fryjë mbi krahët e mi, e t’i përkund,
zëmra tjetër kund rreh.
Ajo, me mua ecën, në një ritëm..
Ecën, që të ecë
dhe mbas ikjes time,
Si zgjimi i një dite të re, gëzimi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT