Friday, August 22, 2025
BallinaSportAlbion Rrahmani i pandalshëm – shënon ndaj Rigës në minutën e fundit

Albion Rrahmani i pandalshëm – shënon ndaj Rigës në minutën e fundit

Albion Rrahmani ka vazhduar formën e tij të shkëlqyer, duke realizuar sërish në Evropë, ku Sparta Praga fitoi ndeshjen e parë të play-offit të Ligës së Konferencës, duke mposhtur Rigas me rezultat të pastër 2-0.

Sulmuesi kosovar u fut në lojë në minutën e 67-të dhe shënoi golin e dytë për çekët në minutën e 90-të.

Ai u nderua me duartrokitje nga tifozët e Spartës pas ndeshjes, ku sulmuesi u afrua te tribuna pas porte.

Ky ishte goli i gjashtë i Rrahmanit këtë edicion, tre prej të cilëve në kualifikimet evropiane dhe tre në kampionatin çek.

Ky gol e vulosi fitoren dhe e afroi Spartën edhe më shumë drejt fazës së grupeve. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Letoni./Gazeta Olle/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT