Atje, në tokën time, mes shkëmbinjëve rrethuar
Pranverës, trëndelina, mbush me erë dynjanë…
Atje, ku shqiponjat me flamur, ndër duar…
Si shigjeta qiellit fluturojnë, anë e mbanë!
Atje, o mik, është toka ime… e bukura, toka ime!
Atje, ku në pyll zogjtë këndojnë, mijëra simfoni…
Atje, ku shpirti im ka lënë veç gëzime,
Atje, ku pemet pranverës, çelin lastarë të rinjë!
Atje, tej fushës, ku gjarpëron lumi…
atje tej Fëmijëria ime qëndron e pret ashtu pafaj,
Kur vendlindjes largohem, kokën pas e kthej…
Përmalluar kujtimesh, ulem mbi gur e qaj!
Atje, mik, në çati ngrinte akulli dimrit, me acar
Trumcakët çukisnin dritareve, çdo mëngjes!
Atje, ku mërgimtarët, kthehen çdo behar…
Atje, nënën ulur vetëm, shkallëve do ta gjesh!
Atje, mik, është toka ime, shekujve larë me gjak!
Ku shtëpia e vjetër më duket mbretëri,
Mbetëm shpërndarë botës, njëri- tjetrit larg…
Nuk e thërras vend, por të Zotit mrekulli!
Atje, o mik, është vendi im…
Shqipëria ime,
Ndoshta e varfër, ndoshta pak e mjerë…
Shpirti të më dalë lëndinave të tokës sime,
Amanet do t’ua lë brezave të tjerë!