Saturday, August 23, 2025
BallinaVitrina e libritE kryer, Kristjan Asllani te Torino

E kryer, Kristjan Asllani te Torino

Mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani pritet të vazhdoj karrierën te Torino, duke kompletuar transferimin e tij nga Interi.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka njoftuar se të gjitha plët kanë arritur marrëveshje për kalimin e Asllanit te Torino.

“Kristjan Asllani te Torino, ja ku jemi! Marrëveshje e arritur për mesfushorin shqiptar që do t’i bashkohet për një tarifë huazimi prej 1.5 milion eurosh”

“Torino do të ketë gjithashtu klauzolë me opsion blerjeje prej 12 milion eurosh dhe klauzolë shitjeje të përfshirë në marrëveshje.

“Nëse ai qëndron në vitin 2026, kontratë 3-vjeçare me Torinon”, ka shkruar Romano në profilin e tij në X./Demokracia./

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT