Saturday, August 23, 2025
BallinaLajmeLirohen vëllezërit Emini, u mbajtën një javë në Serbi

Lirohen vëllezërit Emini, u mbajtën një javë në Serbi

Vëllezërit Bashkim dhe Xhemajli Emini janë liruar nga mbajtja e padrejtë në Serbi. Ata janë shëndoshë e mirë dhe janë duke u kthyer në Gjermani tek familjarët.

Lajmin e ka konfirmuar nipi i familjes, Ervin Hoxha.

Një javë më parë ata ishin arrestuar në kufirin Serbi – Hungari, me pretendimin e pabazuar të autoriteteve serbe që Xh.E. dhe B.E. kanë rrëmbyer një serb më 1999.

Reagimi i plotë:

Në emër të familjes së dajve, familjes Emini po ju njoftojë se dy dajtë e mi Bashkim dhe Xhemajli Emini jan liruar nga mbajtja në Sërbi, jan shëndosh e mirë dhe jan duke u kthyer në Gjermani pran familjeve.

Me këtë rast dua të shpreh falemnderime publike për disa njerëz që ishin me ne gjatë gjithë kësaj kohe dhe që na ndihmuan shumë.

Po filloj me Kryetarin e komunës së Rahovecit zt.Smajl Latifi, i cili me të ndëgjuar për rastin angazhohet me gjithë qenien e tij për ta shtyer procesin e lirimit sa më parë.

OVL-në e UÇK-së dega në Rahovec.

Një punonjës të ministrisë së punëve të jashtme me emrin Armend, i cili edhe pse nuk ishte as përgjegjës për këto raste në ministri shprehi gatishmëri të jashtëzakonshme për të na ndihmuar dhe alarmuar për rastin.

Zt. jetish Jashari i dërguar i Kosovës në zyren ndërlidhëse në Beograd i cili ishte në dispozicion për familjen në çdo kohë këto ditë.

Zt. Gazmend Syla, kryetar i OVL-së në Pejë.

Zt. Arianit Koci i cili me këshillat e tij na e bëri më të lehtë këtë betejë.

Ju falemnderit të gjithëve, uroj se askujt nuk i ndodh diçka e till në të ardhmen!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT