Saturday, August 23, 2025
BallinaVitrina e libritMeri Bo-Në rrugët e qytetit

Meri Bo-Në rrugët e qytetit

Në rrugët e qytetit sundon një heshtje e plotë,
Mesdita tërheq këmbët zvarrë,
Ca zëra të lagur përshëndesin bregdetin.

Gjinkalla të lodhura dhe një erë që rënkon
Mendimet e mia, të nxehta si zjarri,
pluskojnë mbi valë
dhe dehen bashkë me të.
Më duhet të pagëzohem në ujin e detit.

Do të bëhem një frymë me detin
T’i ndjek gjithë varkat e hënës si një peshk,
derisa bluja të më përqafojë
dhe yjet të grisin çatitë e muzgut,
të zhytem në valë dhe aromat e natës,
në dritën e hënës
të fsheh mungesat e jetës.

Veshur me det,
të ndjek varkën e hënës
dhe verën që flet me një mijë gjuhë
dhe dialekte dashurie.

Borziloku ka heshtur për sot,
por aromat nuk treten.
Vjeshta çdo ditë ndez zjarre mbi mal.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT