Saturday, August 23, 2025
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani-NË KOPSHTIN E FËMIJËVE

Murtez Asllani-NË KOPSHTIN E FËMIJËVE

NË KOPSHTIN E FËMIJËVE

Aty ka vetëm buzëqeshje
fytyra u shëndrit
s’ka urrejtje,
sytë u shkëlqejnë
nga gëzimi.

Aty rritet jeta
dhe aty këndojnë
të hareshëm
ditët i kalojnë,
të gjithë shend e verë
harrohet hasmëria,
filizat e njomë
rriten si qërshia.

Aty gëzimi
nuk ka kufi,
buzëqesh ëmbëlsisht
secili fëmijë.

Nata u duket e gjatë
se në kopsht duhet shkuar,
me shokë e shoqe
për t’u bashkuar.

Aty mësojnë dhe edukohen
ta duan nënën dhe atdheun,
t’i çmojnë shokët e shoqet
dhe të respektojnë njeriun

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT