Saturday, August 23, 2025
BallinaVitrina e libritRagip Gjoshi -LETËRNJOFTIMI I ATDHEUT

Ragip Gjoshi -LETËRNJOFTIMI I ATDHEUT

Ndër stinë mote e shekuj në shejtni
E ndarë në copëza Arbëri e Dardani
Tokën me emër të huaj e pagëzuan
Letërnjoftim e identitet na i ndërruan
Shkruar gabimisht -udhën dëshifruam.

Me Pasaportë t’huaj -atdheun në zenra
Vendlindjet tona mbanin nga dy emra
Njëri të shkruar në letër në gjuhë të huaj
Tjetri i skalitur në çdo zemër si statujë…

Shqiptar ndër shekuj-shiftar na quanin
Avetare e shkollë në gjuhë t’huaj duanin
Shërbenim në rreshtat në t’huaja ushtri
Atje na e shanin pragun,atdhe, nënë e liri
Kalëruan pushtues gjithëfare- t’egra hordhi
Ata merrnin pagë nga taksat tona çdo mot
E ne hanim bukë misërnike t’qullur me lotë …

Ndër luftëra lindem, u rritëm n’gazep
Gjyshi pati rënë në log,shtatin plep
Gjyshja përkundët babain në djep
E i këndonte ninula shpresëbardha
Babai rritej me do këngë të rralla…

Brezi im përballë me mesjetë t’lugatosur
Bashkëmoshatarët n’burgje t’syrgjynosur
Dhe shumë punëtorë nga puna i larguan
Disa të tjerë i ndoqën,nga vatra u dëbuan
Duanin të na ndërronin identitetin me dhunë.

Emrit të Kosovës i siguruam letërnjoftim
I pagëzuam ëndërrat dhe iidentitet,shqim
U rritë ngadalë edhe ëndërra e pavarësisë
U bë luftë çlirimtare-hyri n’derë t’historisë..
.
Rritëm shtatin në vendin e legjendarëve
Në atdhe, atje ku kemi varret e të parëve
Definuam status me vulë në ,letërnjoftim
Që vertikalisht t’shtegtojmë n’atdheun tim
Ku dikush tremb zogjët e atdheut për të ikë
Çmendurish, hallakamë po bëjnë përditë..

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT