Friday, August 22, 2025
BallinaSportVictor Boniface te Milani, punë e kryer

Victor Boniface te Milani, punë e kryer

AC Milan ka kompletuar një tjetër lëvizje të bujshme në merkato. Fabrizio Romano konfirmon se sulmuesi nigerian, Victor Boniface, është tashmë një hap larg prezantimit si lojtar i ri i “Rossonerëve”.

Sipas marrëveshjes së arritur, Milani do ta marrë lojtarin në formë huazimi për 5 milionë euro, ndërsa kontrata përfshin edhe një klauzolë blerjeje prej 24 milionë euro, e cila nuk është e detyrueshme.

Gjithashtu, Boniface ka pranuar termat personalë, me një kontratë të vlefshme deri në vitin 2030.

Hapi i radhës do të jetë kryerja e testeve mjekësore, pas së cilës pritet nënshkrimi i kontratave dhe zyrtarizimi i transferimit.

Boniface, i cili ka spikatur me paraqitjet e tij në Evropë, shihet nga drejtuesit e Milanit si përforcimi i duhur për repartin ofensiv dhe një investim afatgjatë për të ardhmen e klubit/Gazeta Express/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT