Ndonjëherë dua të ulërij
Ato që shpirti zjen përbrënda
Si një llavë e nxehtë që del vullkanit
T’ua thosha siç m’a do ënda.
Le te shkonte zëri der tek Zoti
E për asgjë mos çaja kokë
As për ata që janë mbi frona
As për ata që janë në gropë.
Po kush të lë të flasësh sot
Turren si ujqër në pjesë të ndajnë
Kështu ka qënë jetë e mot
As mishin ta ruajne as kockën ta mbajnë.
E në surrat ti pështyja pa frikë
Ata që na përdhosin përditë
Ata me fytyrë të pacipë
Që na rrjepin çik e nga çik.