Friday, August 22, 2025
BallinaVitrina e libritKujtim Hajdari-DIMRI I PABESË

Kujtim Hajdari-DIMRI I PABESË

Sivjet çelën lule shpejt pemët e vendit tim,
Nuk më besuan kur u flisja për dredhitë,
I besuan dimrit kur rrezatonte plot shkëlqim,
U mbushën plot gjethe e varën gjithë stolitë.

Sa më erdhi keq se e dija shumë mirë,
Kush është i lig, në shpirt ka ligësitë,
I mbuloi me ftohtë dhe me borën e ngrirë,
Se kur i pa stolisur, i vranë sytë bukuritë
.
Po nuk i shava se më ka ndodhur shpesh,
Nga buzëqeshje tinzare e erëra të ngrohta,
Të gënjehem dhe unë kur rrugës i ndesh,
Dhe pastaj të vuaj nga ethe e dridhje të forta.

Shpresoj diçka të kenë mësuar këtë vit,
Dhe mua, të vuajturin, një fjalë të ma dëgjojnë,
Tinzari dimër, kurthet e tij, prapë i përsërit,
Mjerë ata që s’presin pranverën e nxitojnë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT