Ende janë duke vazhduar kërkimet për Beqir Malokajn, i cili është raportuar i zhdukur, para gjashtë dite.
Për kërkime ka dalë sot edhe kryetari i Istogut, Ilir Ferati, i cili tha se mobilizimi për kërkim ishte i jashtëzakonshëm.
“Ekipet nga njësitë lokale, FSK, Policia e Kosovës, Klubi Alpin Podguri, Shoqata e Kërkim-Shpëtimit, ambulanca dhe qytetarët po bashkëpunojnë si rrjet i përbashkët, duke kërkuar çdo gjurmë të bashkëqytetarit tonë nga Saradrani, Zotëri Malokajn”, ka thënë Ferati në Facebook.
Ferati shtoi se si institucion komunal, mbeten të përkushtuar për çdo qytetar, duke ofruar mbështetje dhe prani aktive kudo ku ka nevojë./Prishtina press/