Akoma dhe kur ndjej
të mbytem.
Akoma dhe kur uji poshtë
më tërheq,dhe jam e pafuqishme
ekziston gjithmonë një copë dërrase
që më mban në sipërfaqe.
Mund të jetë forca ime.
Mund të jetë,dashuria që dhashë.
Mund të jetë,shikimi i dikujt
që më mendoi,qoftë dhe për pak.
S’është nevoja,shpejt të notoj.
S’është nevoja,gjithçka të ndryshoj.
E vetmja që kam nevojë
është FRYMA.
Një çast që vetes i flas…
“Je këtu,dhe kjo mjafton”
Gëzimi,mund të vonojë,
por nuk ka humbur përgjithmonë.
Është diku atje,si dielli që fshihet
nga rretë.
E di që ekziston,dhe do dalë përsëri.
Deri atëherë,do të mbahem
tek dërrasa e vogël,në mes të detit.
Dhe do ti kujtoj vetes…
Edhe pse uji më rëndon
unë do vazhdoj,të marr frymë.
Dhe ajo,është një fitore.
Si shumë fitore të tjera,
që kam fituar në jetë.
Jam këtu,dhe marr frymë!!