Bayer Leverkuseni po luan momentalisht në shtëpi ndaj Hoffenheimit në kuadër të javës së parë në Bundesliga.
Rezultati aktualisht është i barabartë 1-1 dhe të parët që kaluan në epërsi ishin ‘Aspirinat’ me golin e Jarrell Quansah që shënoi për 1-0 në minutën e gjashtë.
Epërsia e Leverkusenit nuk zgjati për shumë kohë, pasi sulmuesi kosovar Fisnik Asllani, realizoi për të vendosur baraspeshën.
Po luhej minuta e 25-të e takimit kur Asllani ia doli të shënojë për të barazuar rezultatin në 1-1, pas asistimit nga Bazoumana Toure.
Me këtë gol Asllani dëshmoi se është i gatshëm të lë gjurmë të mëdha edhe në elitën e futbollit gjerman, teksa mbetet të shihet nëse do të shtojë më shumë në këtë ndeshje./Demokracia.com/