Saturday, August 23, 2025

Imer Hysa-KTHEU

Eshtë i mbushur qielli i mallit
Me re dhimbjesh për lotim
Mungojnë ata që dashuri falin
Përmes një dore, në përqafim.

E kanë zënë retë diellin e shpresës
Vështirë ta ngrohë planetin zemër
Lumturitë ikin si zogj të vjeshtës
S’gjen qetësi gjumi prej ëndrrës.

Eshtë i trazuar bregu i pritjes
Valët gërryese se lënë të qetë
Lëkunden dhimbjet mes ulje ngritjes
Veç fari ndezur do rri për jetë
.
Do ketë një kthim do ketë patjetēr
Se gjaku s’bëhet lehtë dot ujë
Do jetë i shijshëm sa nuk ka tjetër
Kthimi juaj, i lehtë pa bujë.

Ndaj do ta lë farin ndezur
Ta bëj dritë rrugën e kthimit
Dhe po s’më gjetët aty buzë bregut
Pritja më treti hijes blirit.

Artikulli paraprak
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT