Monday, September 1, 2025
BallinaVitrina e libritAlbana Zirka-Poeti...

Albana Zirka-Poeti…

Ngjyrat e shpirtit i bëra buqetë,
Nga një trëndafil dhuruar për çdo poet. –
Ju që shpirtin e keni muzè
Çdo varg ndjenjash vrapofshi më shumë.

Çelur mendimesh le të frymohen fjalët,
Aromë që mban gjallë çdo shpirt poeti.
Mendimesh të trazuara errësirës së natës,
Në një cep, ulur, përgjumet poeti.

Tretur si qiri, çdo ditë kërkon
Dritën e humbur, mes ëndrrash kërkuar.
Në fund të errësirës, dritë shpirti qëndron,
Të zgjon nga ëndrrat, për të jetuar.

Për ju sot vargjet janë dedikim,
Jeni muza që kurrë s’mbaron.
Shpirti vlerash bashkuar uron:
Burim shpirti jetofshi gjithmonë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT