Monday, September 1, 2025
BallinaVitrina e libritBarie Çupi-Mbretëri e jetës

Barie Çupi-Mbretëri e jetës

Mbi varr’t e saj,
ecën koha mospërfillëse,
herë padukur,herë si fjollë drite,
kur ia ndjek tik-taket me urtësi,
shpërbëhet bri nesh,dhe reja gri.

Ajo mbretëri e jetës në tokë,
uturimë fjaloresh në ngrehinën botë,
rriska e jetës ku na lejuan,
ku qeshëm,qamë dhe dashuruam.

Në lëndinën e qiellit me yje e hënë,
me ditë me natë,ësht’plot e zënë,
burim i saj,prej gjoksi t’pranverës,
fluturon pa u ni,ia kall edhe erës
.
Arratiset,ikën,a mbetet përmendore,
kur në kujtesë të ngrin,si top dëbore,
Fati ta dhuroi,jetoje o njeri,
ajo nesër do jetë,por mund mos jesh ti

Ka muskuj,sy dhe valë fluturake,
sheh tek rrëshqasim,ne në ecejake,
edhe orësh të ftohta e dimëruese,
përqeshet me planet e mia debutuese.

Qëllimit tim,apo shpresës s’e di,
a rreze e limontë,a mbytur në shi,
kalimtarësh shpenguar,si unë a si dreqi,
ajo si fisnike,a e shëllirtë si kripë deti.

Kohën në pasqyrë e shoh si peisazh,
nxis t’rrahurat e zemrës,mendjen e ngas.
Kur ajo më kalon një hap përpara,
në shkëmb e tokëzoj,me të jam në gara.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT