Monday, September 1, 2025
BallinaSportKosova me dy mungesa të mëdha ndaj Zvicrës

Kosova me dy mungesa të mëdha ndaj Zvicrës

Kombëtarja e Kosovës ka filluar grumbullimin për dy ndeshjet e muajit shtator.

Dy sfidat e shtatorit për Dardanët janë ndaj Zvicrës më 5 shtator dhe tre ditë më vonë ndaj Suedisë në shtëpi.

Menaxheri i Kombëtares, Bajram Shala në fillim të konferencës ka bërë të ditur se nga lista që është publikuar fillimisht mungojnë dy emra.

Mbrojtësi i djathtë Florent Hadergjonaj mungon shkaku i një lëndimi.

Ndërkohë mungesë edhe më e madhe se e Hadergjonajt është Edon Zhegrova.

Shala ka thënë se pasi trajneri ka biseduar me Zhegrovën është vendosur që ai mos të vije në këtë grumbullim duke marrë parasysh angazhimin e tij ku po e përfundon transferimin te Juventusi./Gazeta olle/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT