Dola të shëtis mes jetës sime,
Udhëve ku gjëmuan rrufetë,
Monopateve plot sfida e gëzime,
E përrenjve me ujëra të kthjelltë.
Rrëmova e gjeta gjurmë fëmijërie,
I mora, i preka, i putha me mall,
I vesha si rruaza të vjetra nusërie,
Jetës më tej, ndihmojnë t’i bëj ballë.