Monday, September 1, 2025
BallinaVitrina e libritRritja e vlerave të manganit, IKSHPK-ja apelon të mos përdoret për pije...

Rritja e vlerave të manganit, IKSHPK-ja apelon të mos përdoret për pije uji që vjen nga Badoci

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) dhe Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” (KRU Prishtina) informojnë qytetarët për ngritjen e përqendrimit të manganit në ujë në zonat që furnizohen nga liqeni akumulues i Badocit.

Sipas njoftimit, analizat laboratorike të fundit kanë evidentuar një rritje të nivelit të manganit, e cila tejkalon kufirin administrativ të përcaktuar në Udhëzimin Administrativ nr. 10/2021 për cilësinë e ujit për konsum njerëzor. Megjithatë, vlerat e manganit nuk kanë kaluar pragjet shëndetësore që mund të dëmtojnë shëndetin e qytetarëve.

Në kuadër të masave parandaluese, IKSHPK apelon që uji nga fabrika në liqenin Badoc të mos përdoret për pije deri në njoftimin tjetër, duke theksuar se vlimi i ujit nuk largon manganin. Uji mund të përdoret vetëm për pastrim dhe higjienë personale.

Tutje thuhet se në koordinim me IKSHPK, KRU Prishtina ka ndërmarrë masa të menjëhershme për reduktimin e sasisë së prodhimit të ujit për të ruajtur cilësinë, intensifikimin e shpëlarjes së rrjetit shpërndarës, duke përfshirë gypat magjistral dhe sekondar dhe sigurimin e furnizimit me ujë të pijshëm përmes autoboteve në zonat e prekura.

Zonat e prekura përfshijnë Qytezën e Graçanicës, fshatrat përreth, Hajvalinë, Veternikun, Lagjet 038, Qëndresa, Swiss Village, Preocin, Çagllavicën dhe disa rrugë dhe lagje të Prishtinës si dhe zona të tjera afër qendrës tregtare dhe shkollave.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT