Monday, September 1, 2025
BallinaVitrina e libritUrim Mezini-U LARGUAN DALLËNDYSHET

Urim Mezini-U LARGUAN DALLËNDYSHET

N’heshtje,u larguan dallëndyshet sivjet
Në oborre e çati,foletë mbetën zbrazët
Pas lanë mallin dhe verën e nxehtë
Ditët e zymta e trishtën në mbrëmjet

Malli,me sy,i ndoqi në destinacionet e tyre
Zemrat,me dhimbje e përjetuan këtë largim
Me vete morën harenë dhe ato pak kujtime
Valixheve,palosën lotët e ndonjë psherëtim’

Radhë,kohës së kthimit,rrin lulet e verës
Sërish ta zgjojnë shpresën,nga gjumi i qetë
Ashtu si dallëndyshet,stinës së pranverës
Që ngrohin shpirtrat, e zemrës u japin jetë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT