Ylli dardan, Edon Zhegrova ka kompletuar testet mjekësore te Juventusi, dhe tashmë ka hyrë në fazën finale për t’u zyrtarizuar si lojtar i “Zonjës së Vjetër”.
Sipas raportimeve të “Tuttosport”, 26-vjeçari kosovar ka kompletuar këtë procedurë dhe kështu e fundit që ka mbetur është të hidhet firma në kontratën e Juventusit.
“Talenti kosovaro-shqiptar i marrë nga Lille është gati të bëhet zyrtarisht lojtar i ri i Juventusit: hapi i fundit do të jetë vendosja e firmës në kontratën që do ta lidhë me klubin bardhezi”, raporton “Tuttosport”.
Zhegrova ateroi këtë mëngjes në Turin, duke kompletuar transferimin e tij te klubi i madh italian për shumën e 20 milionë eurove.
Vetë Zhegrova do të fitojë 2.5 milionë euro në vit, deri në vitin 2030, sipas kontratës që do ta nënshkruajë me Juventusin./Gazeta Express/