Tuesday, September 2, 2025
BallinaVitrina e libritDalinë Arifi-N’konakun e zemrës së nanës

Dalinë Arifi-N’konakun e zemrës së nanës

Sot paradite kafen po e pija me nanën
E shihja në sy — ishin po ata sy bojqielli
I ëmbël shikimi i saj, plot dashni
Më mbushën me jetë — sytë e nanës

Po pinim kafe e po e vështroja,
Rrudhat qëndisur në fytyrën e saj
Engjëll në tokën e Zotit —
Po ia numëroja një nga një rrudhat
E po kuptoja sa shumë ish’ plakë nana
Po dashuria e saj ndaj meje ishte e re — hala

Vite e vite paskan ikur, moj nanë
Veç sot, sot e kuptova mundin tand
E kishin rënduar fort hallet e mërzitë,
Se jeta e saj kishte kaluar skamjen në skajshmëri
Por kurrë s’na mungoi asgjë

Eh, nana paska qenë pasuria ime e vetme…
E Zoti m’paska dhënë dhuratën më të madhe
Se më la me u kujdes për të — e sytë e saj blu
Nëna kish ruajtur edhe fustanin e saj për mua
E vesha — e m’u duk peshë e rëndë fort
Se s’isha mësuar jetën e saj me jetu

Krejt ikën… veç dashurinë e nënës e kam këtu.
N’konakun e zemrës së saj, copëza jete kishte ruajtur

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT