Mos iu lut askujt
se i lutesh kot,
se pak bamirës
ka në këtë botë?
Nëse i lutesh
veç çka poshtërohesh,
se nuk të ndihmon
as kur i nënshtrohesh.
Iu luta kojshiut
të më ndihmojë mua,
ta përfundoj një punë
as që u gajlua.
Prandaj çdo punë
mundohu e kryeje vetë,
se kot i lutesh
dikujt në këtë jetë.
Mos i bjerë në gjunj
dhe mos iu nënshtro,
dikush nuk ka shpirt
as veten s’e do?!
Dikur njëri-tjetrin
e kemi nderuar
dhe pa iu lutur
ne jemi ndihmuar.
Sot i lutesh kot
dhe nuk ka mëshirë,
kur nuk të përkrah
i duket më mirë.