Tuesday, September 2, 2025
BallinaLajmeTre shqiptarë nga Kosova humbën jetën në Luksemburg

Tre shqiptarë nga Kosova humbën jetën në Luksemburg

Tre shtetas të Kosovës janë në mesin e pesë viktimave që humbën jeën në Luksemburg.

Familjarët kanë bërë publike fotografitë e tre të ndjerëve, të cilët janë identifikuar si Edonik Kastrati, Ukë Bajraktaraj dhe Ujkan Bajraktaraj.

Sipas njoftimit të familjarëve, aksidenti ndodhi të dielën rreth orës 17:00.

“Me dhimbje të thellë ju njoftoj se dje rreth orës 17:00 në Luksemburg aksidentalisht humbën jetën tre engjëjt Uka dhe Ujkani, nipat e mi, si dhe djali i tezakut, Edonik Kastrati. Allahu i shpërbleftë me Xhenet”, ka shkruar një nga të afërmit e viktimave.

Autoritetet e Luksemburgut ende nuk kanë dhënë detaje të plota rreth rrethanave të aksidentit./Demokracia.com/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT