Pseudoromantikë, vjeshtën mos ma prekni,
ajo kërkon zemër edhe shumë shpirt,
mbi gjethen që bie kujtime mos shkrepni,
pema do ngrohtësinë e fillimit të dytë.
Ju që stërkëmbësha vutë anëekënd,
i vodhët njëri-tjetrit shpresën për dritë,
mos ju lutem se më latë pa mend
vjeshta do zemër, vjeshta do shpirt.
Rrini tek dimri i ngurtë e i acartë,
bota s’ka befas njerëz kaq të mirë,
ngrirësi i qelizës mund t’ju shkojë për shtat,
vjeshta s’është e atyre që shiten lirë.
Vjeshta do zemër…
Vjeshta do shpirt…