Wednesday, September 3, 2025
BallinaSportDonnarumma merr numrin e rrallë të fanellës tek Man City dhe futet...

Donnarumma merr numrin e rrallë të fanellës tek Man City dhe futet në histori të Ligës Premier

Gianluigi Donnarumma është gati të bëjë histori në Ligën Premier me numrin e fanellës te Manchester City, pas transferimit të tij në ditën e fundit të afatit kalimtar. 

Fanella me numrin 1 ishte tashmë e zënë nga James Trafford, i cili u rikthye te City për një shumë prej 27 milionë eurosh pas dy sezonesh te Burnley. 

Edhe pse nuk ka pasur ende një njoftim zyrtar, The Mirror raporton se Donnarumma do të veshë numrin e tij të preferuar te City. 

Sipas gazetarit David McDonnell, Donnarumma do të mbajë numrin 99, të njëjtin numër që kishte kur shpërtheu në skenë te Milan si 16-vjeçar.

 Pas largimit të Keylor Navas nga PSG, Donnarumma mori fanellën me numrin 1 në ‘Parc des Princes’, të cilën e veshi gjatë sezonit historik të tripletës. 

Asnjë lojtar i Manchester City nuk ka veshur ndonjëherë fanellën me numrin 99, dhe Donnarumma është në prag të bëhet i pari që e mban atë në Ligën Premier, pasi kjo ligë nuk ka rregulla strikte mbi numrat. 

Megjithatë, duhet përmendur se Liga Premier nuk e lejoi Renato Sanches të mbante numrin 85 gjatë huazimit te Swansea City në sezonin 2017/2018, duke deklaruar se numrat e skuadrës duhet të jenë të njëpasnjëshëm dhe afër numrit më të lartë aktual në ekip./Telegrafi/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT