Wednesday, September 3, 2025
BallinaSportFlick publikon listën e Barcelonës për Ligën e Kampionëve, merret vendimi për...

Flick publikon listën e Barcelonës për Ligën e Kampionëve, merret vendimi për Ter Stegen

UEFA ka zbuluar skuadrat e regjistruara për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, dhe në listën e Barcelonës figuron edhe talenti danez Roony Bardghji, por edhe portieri Marc Andre Ter Stegen.

Anësori nuk mundi të regjistrohej për LaLigën si lojtar i ekipit të parë, por është i kualifikuar për garën më prestigjioze evropiane.

Lista e Barcelonës përbëhet nga 23 lojtarë në Listën A. Aty janë tre portierë (Joan Garcia, Szczesny dhe Ter Stegen), tetë mbrojtës (Kounde, Eric Garcia, Cubarsi, Araujo, Christensen, Gerard Martin dhe Casado), katër mesfushorë (Pedri, De Jong, Gavi dhe Marc Bernal) dhe tetë sulmues (Olmo, Fermin Lopez, Lamine Yamal, Raphinha, Ferran Torres, Rashford, Lewandowski dhe Bardghji).

Interesant është fakti që UEFA e kategorizon Casadon si mbrojtës dhe Olmon e Fermin Lopez si sulmues.

Në listën e UEFA-s nuk shfaqen lojtarët e rinj Guille Fernandez, Toni Fernandez, Dro, Jofre Torrents dhe Diego Kochen, të cilët kanë qenë pjesë e dinamikës së ekipit të parë këtë sezon.

Megjithatë, Barcelona mund t’i regjistrojë ata në Listën B, e cila është e rezervuar për lojtarët e akademisë që kanë të paktën dy vite në klub. Futbollistë nga La Masia mund të shtohen deri në 24 orë para ndeshjes, çka i jep fleksibilitet stafit teknik.

Gjithashtu, i regjistruar është edhe Marc ter Stegen, ndonëse portieri gjerman është i dëmtuar dhe nuk do të jetë i gatshëm në fillim të sezonit. Nëse rikuperohet deri në dhjetor, ai mund të jetë i disponueshëm për trajnerin Hansi Flick në ndeshjet vendimtare para fazës eliminatore./Demokracia.com/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT