Wednesday, September 3, 2025
BallinaVitrina e librit“Kombëtarja para të gjithave”, Kumbulla: Jemi përpjekur për t’u përmirësuar, mendojmë për...

“Kombëtarja para të gjithave”, Kumbulla: Jemi përpjekur për t’u përmirësuar, mendojmë për ndeshjen e radhës

Përkrah trajnerit Sylvinho në konferencë para miqësores ndaj Gjibraltarit doli edhe mbrojtësi i kombëtares, Marash Kumbulla.

“Ekipi është mirë. Secili bën zgjedhjet e veta. Ne mendojmë më shumë për veten dhe për grupin që jemi këtu. Nuk do mendojmë asgjë për lojtarët që bëjnë zgjedhje tjetër.

I kemi parë videot e ndeshjeve për gabimet që kemi bërë. Duhet të përmirësojmë gabimet. Kemi punuar. E kemi mendjen te Gjibraltari dhe të shikojmë për ndeshjen me Letoninë.

Unë jam gati gjithmonë për Shqipërinë. Kombëtarja është e para të gjithëve. Çdo lojtar dëshiron të luajë për Kombëtaren”, tha mbrojtësi./ARGJIROJA.NET/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT