Wednesday, September 3, 2025
BallinaVitrina e libritLubi H Tota-Si shqiponjë mbi dymbëdhjet male

Lubi H Tota-Si shqiponjë mbi dymbëdhjet male

Si shqiponjë në dymbëdhjet male,
Kam nis jetën n’këngë e n’valle,
Mblodha germat vënd për vënd
Bashkë i bëra në kuvend !

Kur nis zani me dal prej shpirti,
Në bjeshkë të Lumës nana m’rriti ,
Djersa e ballit duke kulluar,
Na kan rritë dhe edukuar .

Ndaj sot bredh vargu me kangën
Në dymbëdhjet male lëshova penën,
Me i dhan jetë vendit ku linda
Bëra kangë e shkrova libra .

Fluturoj si shqipe në kreshta,
Vendin timë në këngë e deshta
Bashkë me andrra fluturova.
Në ato bjeshkë me za këndova .

Nëpër lisa i hodha vargjet.
Mu rrit kënga bash si malet,
Me burimet e bjeshkët sime,
Kam vadit mijëra kujtime .

Çdo kujtim, më përcjell shpirti,
Si shqiponjë mbi mal më ngjiti,
Sa herë malit fluturova
Vetëm kangë për ty këndova !

Më jep jetë dhe krenari,
Sa her shkruaj moj Vilë për ty,
Si shqiponjë mbi dymbëdhjet male
Fluturoj me këngë e valle!

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT