E tregojnë sytë kur ti dashuron,
Ndihet në mënyrën si të dridhet zëri.
Kur emri i tij në mendje të shkon,
Është si lutje shpirti që digjet i tëri.
Nuk është zjarr që plotësisht të djeg,
Por dielli n’ag që shpirtin t’ngazëllen.
Në çdo hap që bën kudo pas të ndjek,
Digjesh si vullkan që vrullshëm shpërthen
.
Në sytë e tu, s’është thjesht një njeri,
Por ndjenjë që t’zgjon ëmbëlsisht nga gjumi.
Përgjigjja e çdo pyetjeje gjendet brenda tij,
Lumturia buron e rrjedh lirshëm si lumi.
Nuk është histori që dikujt t’i tregohet,
Fjala një ditë mund të t’tradhëtojë.
Është fryma që merr kur të t’kujtohet,
Rrahje zemre që veç shpirti mund ta lexojë.