Saturday, September 13, 2025
BallinaVitrina e libritCerazela Kondi-Çaste të vërteta.

Cerazela Kondi-Çaste të vërteta.

Nuk e di nëse bota,është e vogël apo e madhe për ne njerëzit.
Por di që asnjë çast,nuk ka rëndësi
nëse nuk prek zemrat tona
me dashuri.

Disa herë,mjafton të bëhemi:
Një buzëqeshje,një mirseardhje.
Një përqafim,që nxë gjith botën.
Një fjalë që të jep kurajo.

Një heshtje ,që tregon respekt.
Një gëzim,të shpërndahet rreth nesh.
Një përkëdhelje,që lotët fshin.
Plagët ti shërojë,një dashuri.

Këto janë që bëjnë jetën të ketë kuptim.
Nuk e bëjnë,as të vogël dhe as të madhe.
Por të ketë rëndësi.
Jeta të jetë:
E bukur,e pastër,e vërtetë.
Sa të vazhdojë,për cdo njeri!!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT