Saturday, September 13, 2025
BallinaVitrina e libritMimoza Eliona Osmani-Fisnike.

Mimoza Eliona Osmani-Fisnike.

Thoni të kem faj që derdhen si gurrë ,
vargjet e nxehta si zjarri i fshehtë!?…
Ku frazat lëvizin si frymë në lëkurë,
si prekje në shpirt prej dorës së shenjtë…

Unë jam shpirt i hapur, e lirë jam një grua,
tek unë mund të gjejnë pasqyrë të vetvetes.
Në janë erotike, natyrshëm i dua,
se vargu im çel kur çel dritë e zemrës.

Dhe nuk turpërohem se jam një fisnike,
si art të vërtetë e shoh dashurinë.
Në varg dhe në jetë kam norma etike,
dhe prushi i brendshëm më fali rininë.

Si qiriri digjem, dhe verë të mos pi,
por në shpirt dhe zemër qëndroj virgjëreshë.
Dhe vargun intim e kam me tapi…
Është zhanri i vetëm ku ndihem princeshë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT