Saturday, September 13, 2025
BallinaVitrina e libritAdifete Shiti-Rrënjët e forcës

Adifete Shiti-Rrënjët e forcës

U njoha me jetën,
kur dallova të mirën nga e keqja,
kur kuptova se çdo dritë
ka edhe hijen e saj.

Në hapat e parë u zvarrita,
kapesha pas degëve,
derisa arrita tek lisi i madh,
me rrënjët e thella të forcës
dhe frutat e bollëkut.

Mësova se asgjë s’vjen lehtë,
se lehtësia është iluzion.
Jeta është mal i lartë,
det i trazuar,
oqean pa fund.

Duhet të jesh zog shtegtar,
të çash erërat,
të fluturosh larg
për të prekur horizontin e ëndrrave.

Jo për të qenë thjesht emër,
as për të dukur si dikushi,
por për të qenë dritë për të tjerët,
dhe qëllim i madh për vetveten.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT