Eja, shpëtomë sonte i dashur,
Diku në kilometrin e dymbëdhjetëmijtë,
Në udhë e sipër u dogj motori i trurit…
Kërkoj të vij tek ty me mendje,
Por më ngatërrohen shtigjet mes reve,
Ka filluar vjeshta këtej i dashur..
.
Më këmbë kam mbetur tani,
Labirinteve të pafundtë të mallit…
Eja, shpëtomë, merrmë në gji…