Saturday, September 13, 2025
BallinaKalendari EnciklopedikMë 5 shtator 1997 u nda nga jeta, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e...

Më 5 shtator 1997 u nda nga jeta, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur në mbarë botën si Nënë Tereza.

Ajo lindi në Shkup më 26 gusht 1910 dhe kaloi jetën e saj në shërbim të më të varfërve në Kalkutë të Indisë, ku edhe ndërroi jetë.

Disa momente kyçe nga jeta e saj:

-Humaniste dhe murgeshë shqiptare me famë botërore.

-Fituesja e Çmimit Nobel për Paqen (1979).

-U shpall e Lumtur nga Vatikani më 19 tetor 2003 dhe më pas u shënua Shenjtore më 4 shtator 2016 nga Papa Françesku.

U bë ura më e madhe e njohjes së shqiptarëve në botë përmes veprës dhe përkushtimit të saj.

Presidenti amerikan Bill Clinton është shprehur në qershor 2002:

“Nënë Tereza ishte e para që më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenar që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë.”

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT