Nëse një ditë iki
te varri im e dua një qiri
kur gjumi nuk të zë
të mos kesh frikë të vish pranë
sa herë të kesh mall
E dua edhe një jastëk për ty
ta vësh kokën aty pranë
ti qashë hallet me mua
e dora ime ngadalë
ti lëmoj ato flokë të zeza
ti shikoj ata sy
të hy në mendjen tënde
ta largoj atë dhimbje atë frikë
Do doja të rrish
aq sa ta kuptosh
ti dhimbja ime e pa fund
se jeta është një
Aty ku jam unë
nuk ka vend për ty
E si të lë unë ty