Saturday, September 13, 2025
BallinaUncategorizedXhevat I. Prebreza-UNË DHE POETI

Xhevat I. Prebreza-UNË DHE POETI

Unë preku tokën
poeti prek pafundësinë
Unë shoh kohën si orë që rreh
ai e sheh si një lumë që kurrë s’kthehet

Unë pyes veten pse jemi këtu
poeti pyet pse yjet heshtin mbi ne
Unë e mas jetën me ditë
ai e mat me vargje të papërfunduara

Unë ndalem tek e dukshmja
poeti prek të padukshmen
unë flas me trupin tim
ai flet me hijen e shpirtit

Unë i shoh gjërat që lindin e vdesin
poeti i sheh si rrota që s’ndalen kurrë
unë e quaj fundin humbje
ai e quan një derë drejt një bote tjetër

Unë dhe poeti ecim krah për krah
unë mbaj pyetjet
ai bart përgjigjet e fshehura
diku mes heshtjes dhe fjalës

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT