Saturday, September 13, 2025
BallinaSport​“Zvicra flet shqip sot”: FFK njofton tifozët për marshimin në Basel

​“Zvicra flet shqip sot”: FFK njofton tifozët për marshimin në Basel

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një njoftim të rëndësishëm për tifozët Dardanë para ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës 2026 kundër Zvicrës, e cila zhvillohet sonte në Basel.

Sipas komunikatës, me rekomandim të forcave të rendit zvicerane, tifozët do të mblidhen në “Christoph Merian Park” duke filluar nga ora 14:00. Ky vend është përcaktuar si pikëtakimi zyrtar i mbështetësve të Kosovës, para marshimit drejt stadiumit.

“Le të jehojnë këngët dhe atmosfera drithërruese për kombëtaren e atdheut të shenjtë që kemi, për të marshuar të gjithë së bashku më vonë në stadium dhe për të sunduar në tribuna Dardanët me përkrahje, kurse futbollistët në fushë me rezultat pozitiv”, thuhet në njoftim.

Federata apelon tek tifozët që përkrahja të jetë e fuqishme dhe e organizuar, për të krijuar një atmosferë unike në tribunat e stadiumit të Basel-it./EURONEWS.AL/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT