Saturday, September 13, 2025
BallinaVitrina e libritZymer Mehani-KARAGJOZI

Zymer Mehani-KARAGJOZI

Sa i zi në shpirt, aq cinik në fjalë,
Thashethemxhi i fjalëve i shtrembër, i përdalë.
Tekanjoz i madh, rrahagjoks në mes sheshi,
për pak duartrokitje shitet te pesëlekëshi.

Karagjoz me maskë, herë qesh e herë mallkon,
veshllapoç i djeshëm, sot si “burrë” predikon.
Kryekaposh i fshatit, me sqepin gjithmonë topitur,
Por nga mendja dhalë, vetën e sheh të ngritur.

I përdalë në rrugë, i paqëndrueshëm në mend,
çdo ditë të njëjtën këngë, si era që s’ka vend.
S’ka as turp, as fytyrë, të shet për një grosh,
Ka veç tym e llafe, ky njeri karagjoz.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT