Saturday, September 13, 2025
BallinaVitrina e libritAnton Marniku-Si Ajo

Anton Marniku-Si Ajo

Shumë kemi deshir me u krenu
Me thanë jemi si ajo
Nga i njëjti brum maru.

Me thanë se jemi krenar
Pa e mbjellë një te mirë në arë
Pa e futë një mirësi në hambar.

Shumë fjalë në qiell kanë fluturu
Asnjë si ajo te varferit me i ofru
As ata me petkun fetar
Që me se shumti shiten krenar
Se ajo i takon besimit Kristjan
Por a janë ata pishtarë
Që pasurin e tyre për te varfërit me dhanë
Që mos me u mbyll në shtepi “floriri”
Por me u djegë për te varfër siç djeget qiriri
Si Ajo!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT