Sunday, September 14, 2025
BallinaVitrina e libritASJA MULGECI-E NGUSHTË SA ZEMRA E TIJË

ASJA MULGECI-E NGUSHTË SA ZEMRA E TIJË

Poshtë brinjve, diçka uturinë frikshëm,
si n’guvat e thella, mbushun lakuriqë syneonë ,
lëngojnë n’kor deri n’mesnatë, si gratë lehona …
eshtrat këcasin si degë t’djeguna,
teksa, dhimash trupin shtrëngon

Fjala vdes n’buzë, hala pa folë,
shkimet ftoht si bora n’det,
ç’u bane i dashtun ,
t ‘prita durëlidhun, ngriva, shkriva,
mendova shpresëndezë
Ngushllova vedin
mos kjaj lule bjeshke, vjen tevona për besë …

Nata u ngrys përgjumshëm e çalë,
sa te tjera si kjo mbyllen siparin kshtu ktë fundverë,
mbas perdes, bota pravullitej, ksaj stine t’marrë,
djeg e shkrumbon ç’i del përpara,
mandej terhiqet zvarrë

A thue n’ndrrime motesh, gurzohen pritjet,
gazin dhe vajin i ndan nji fije e hollë,
rete bulzojnë mbi çati, bashk me lotin qerpikve t ‘zi,
shtegut pritjes, ngushtohen korsitë e zemres,
ngushtë, sa zemra e tijë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT