Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, rrezikon të mos jetë i gatshëm për ndeshjen e së hënës kundër Suedisë në “Fadil Vokrri”, pasi u detyrua të largohej nga fusha në humbjen 4:0 ndaj Zvicrës në Basel, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026.
Mbrojtësi kosovar kishte ndier shqetësime muskulare dhe sipas raportimeve të mediumit italian Il Mattino, ai tashmë ka komunikuar me stafin mjekësor të Napolit, transmeton Klankosova.tv.
Gjendja e tij do të përcillet me kujdes në ditët në vijim, ndërsa ekziston mundësia që Rrahmani të rikthehet më shpejt sesa pritej te kampionët e Italisë. Për Kosovën, mungesa e liderit të mbrojtjes do të ishte një goditje e madhe për sfidën e radhës ndaj Suedisë./Gazeta One/