Më lypset një penë,
ca fletë e pak bojë,
kujtimeve që flejnë,
t’u jap veshë e gojë…
Pastaj varg-lëshuar,
ndër strofê t’i rradhis,
trishtimin pluhëruar,
paqësisht…t’jua gris…
Mes heshtjes kuturu,
të shkoj tej…arratisur,
varg-këputur aty-këtu,
gjoks-natës gremisur..
.
Më lypset një penë,
nën gishta ta mbajë,
kujtimeve që flejnë,
rizgjimin t’ju vë pajë…