Saturday, September 13, 2025
BallinaSportPortugalia merr fitore në udhëtim ndaj Armenisë, shkëlqejnë Ronaldo e Felix

Portugalia merr fitore në udhëtim ndaj Armenisë, shkëlqejnë Ronaldo e Felix

Kombëtarja e Portugalisë e ka marrë fitoren e parë në kualifikimet e Botërorit të vitit 2026

Portugezët shënuan fitore si mysafirë të Armenisë, me shifrat prej 5-0, shkruan “Gazeta Express”.

Dyshja e Al-Nassr, Cristiano Ronaldo dhe Joao Felix shkëlqyen me nga dy gola, derisa Joao Cancelo e shënoi golin tjetër.

Felix e hapi serinë e golave në minutën e dhjetë, ndërsa dy minuta më vonë shënoi Ronaldo.

Cancelo e shënoi golin e tij në minutën e 32-të.

Me të nisur pjesa e dytë, Ronaldo e gjeti golin e dytë personal në ndeshje, duke shënuar nga një pozitë e largët.

Felix e mbylli festivalin e golave në minutën e 61-të.

Ndeshjen e ardhshme, Portugalia e ka ndaj Hungarisë si mysafire më 9 shtator/Gazeta Express/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT