T’mos kisha dashur Ty,
Do ikja kësaj bote pa i njohur bukuritë,
Pa bredhur horizonteve për të provuar magjitë,
Q’shpirtin e kthyen tjetër,
Për të besuar,
Se jeta pa dashurinë,
Është e verbër…!
T’mos kisha dashur Ty,
Kurrë s’do kisha eksploruar mijëra planete,
Ku mendoja se do të gjeja aty,
Imagjinata, anije kozmike, Me shpejtësi përtej drite,
Më dërgonte andej nga më ndillte zëri tënd,
E s’gaboja;
Aqsa herë kam ardhë, të kam gjetur pa mënd,
U derdha mbi ty si drita e diellit mbi planet,
Unë mbretëreshë…
E Ti… mbret!
T’mos kisha dashur Ty,
S’do të kisha njohur,
Se kjo botë është e gënjeshtërt,
Pa pasur Besën në fjalën e dhënë,
Pa pasur durimin e pritjes së gjatë,
Ashtu si një bimë e pavaditur,
Lulëzon një shpirt vetëm në një çast,
Siç bie shiu në tokë të plasaritur
E dielli lind, më pastaj!
T’mos kisha njohur Ty,
S’do isha kthyer studiuese e të thellit pus – njeri,
(Puset vetëm në hyrje kanë dritë…)
Por dashuria është mirësi,
Është mbi të gjitha sakrificë!
Dashuria është të duash një njeri,
Edhe kur i di dhe i njeh Mangësitë!