Sunday, September 14, 2025
BallinaVitrina e libritIbrahim Abedini Poeti Strugan -Kërkova

Ibrahim Abedini Poeti Strugan -Kërkova

Kërkova fjalë të të lartësoja,
u ngjita shkallëve të pallatit
nga ajo lartësi qiellin të shikoja
dhe hodha tufë lulesh drejt fatit…
ll
Kur s’gjeta mënyrë të të krahasoja
as dhe me lulet që në dorë i mbaja
u përpoqa edhe më lartë të shkoja
me hënën dhe me yjet të të ndaja…
lll
kur s’u pajtova me asgjë tjetër
as me fjalët në letër që i hodha
u ktheva pas në botën e vjetër
me lulet që vetë i mblodha…
lV
Në dashuri nuk gjinden fjalë
ato rrjedhin vetë pa i kërkuar
dalin në breg si të detit valë,
si ujë burimi, ndjenjë e kulluar…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT