Sunday, September 14, 2025
BallinaSportItalia shpallet kampione bote në volejboll për femra, mposht Turqinë në finale

Italia shpallet kampione bote në volejboll për femra, mposht Turqinë në finale

Italia fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror të Volejbollit për Femra.

Italia është kampione bote për herë të dytë në historinë e saj.

Në Bangkok (Tajlandë), vajzat e Velaskos kanë mposhtur Turqinë me rezultatin 3-2 (25-23, 13-25, 26-24, 19-25, 15-8) në një finale shumë të luftuar.

Njëzet e tre vjet pas medaljes së artë në Berlin (2002), skuadra italiane e femrave ngjitet në shkallën më të lartë të podiumit në Kampionatin Botëror, falë fitores së 36-të radhazi, padyshim më e bukura dhe një nga më të luftuarat.

33 pikët e Vargasit nuk mjaftuan për Turqinë, ndërsa Egonu me 22 pikë ishte shënuesja më e mirë për Italinë.

Në 14 muajt e fundit Italia e femrave në volejboll ka fituar, Ligën e Kombeve 2024, Lojërat Olimpike Paris 2024, Ligën e Kombeve 2025. /Syri net/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT