Atyre që u mungon durimi, më mirë është të mos keni fatin t’i takoni, sepse në fund të fundit janë njerëz negativë, të cilët përcjellin vetëm energji të keqe. Kjo kategori nuk të afron dhe nuk të lëshon lehtë; të afrohet vetëm atëherë kur ka nevojë për ty. Ata të lëndojnë sa herë që duan, pa kthyer kokën pas.
Sjellja e tyre dhe ndikimi: Këta njerëz nuk e duan as veten e tyre. Mjerisht, as trajtimi mjekësor nuk u bën punë, sepse edhe një problem të vogël e shndërrojnë në “buall”, në “bjeshkë” shprehje popullore “I frigohen hijës së tyre”. Për ta nuk ka zgjidhje nga te tjerët, vetëm e tyre ju pëlqe, Gjatë gjithë jetës përpiqen të jenë në qendër të vëmendjes. Dëshira e tyre është të kenë pranë vetëm njerëz të dobët e frikacakë, që t’i sundojnë sipas qejfit. Ndërsa të suksesshmit nuk i duan afër; përkundrazi, përpiqen t’i injorojnë, t’i përbuzin, t’i përgojojnë, duke shpikur lloj-lloj pretekstesh e ankesash.
Në psikologji, një pjesë e tyre përkufizohet si personalitete toksike, manipulues emocionalë apo edhe me tipare psikopatike, për shkak të mungesës së dhembshurisë dhe prirjes për të dëmtuar të tjerët. Por kjo kategori shkon edhe më tej: ata nuk largohen lehtë, qëndrojnë pranë teje deri në momentin që të shohin të thyer, të sëmurë e të dobët. Pastaj, paradoksalisht, fillojnë të të këshillojnë se “nuk ke asgjë”, duke e minimizuar gjendjen tënde, deri në atë pikë sa të të shkatërrojnë shpirtërisht. Për ta, vuajtja e tjetrit është ushqim.
Kjo sjellje nuk shfaqet vetëm në marrëdhënie të largëta, por edhe brenda familjes. Ata e ushtrojnë dominimin mbi bashkëshortin/bashkëshorten, duke e nënçmuar dhe duke e bërë të ndihet i/e pavlerë. Edhe me fëmijët tregojnë autoritet të tepruar, duke mos lënë hapësirë për mendimin e tyre, por duke i shfrytëzuar për të forcuar egon personale.
Ndersa në punë, këta njerëz vuajnë të jenë në qendër të vëmendjes. Nuk pranojnë kurrë këshilla apo vërejtje nga të tjerët, sepse çdo kritikë e shohin si sulm ndaj vetes. Për të ruajtur pozitën e tyre, janë gati të nënçmojnë, të sabotojnë apo të përgojojnë vazhdimisht.
Në shoqëri: Edhe në shoqëri, ata përpiqen të jenë dominues. Kanë dëshirë të ecin gjithmonë përpara të tjerëve, te jen numer 1(një) të kenë njerëz që u shkojnë pas, duke u ushqyer me ndjekjen dhe mirënjohjen e të tjerëve, edhe pse shpesh kjo vjen nga frika apo dobësia e atyre që i rrethojnë. Janë te fiksuar, bejnë çdogje te duken bukur, dalin shumë shpesh nga vetëvetja. Të bëmat e tyre i fshehin me kujdes, nuk lejojnë asgjë e thënë e tyrë që ti di dikush tjetër, ndersa të dikujt, vuajnë qe ti dinë.
Ky personalitet të fyen pa fije turpi, nuk e vret ndërgjegjja dhe nuk i interesojnë pasojat që i sjell tjetrit.
Keta njerëz nund të flejnë të qetë, sepse për ta nuk ka peshë e mira apo e keqja. Dashuria e tyre më e madhe është dopjo egoja dhe të jenë numër një, të ushqehen me vuajtjet e të tjerëve. Keta njerë nuk shofin askend përveç vetën e vete.
Prandaj, këta njerëz janë të rrezikshëm për shoqërinë dhe duhet të kemi shumë kujdes ndaj tyre. Egoja e dyfishtë e tyre bëhet plumb për çdo njeri të rregullt që ka fatin, ose fatkeqësinë, t’i takojë. Janë insistues dhe të ftohtë ne nderëgjegjje derisa sa ta arrin qellimin e tyre.
Për ju lexues kujdesuni së: Në jetën tonë do të hasim gjithmonë njerëz të tillë ,të rrezikshëm, toksikë, që ushqehen me dobësinë dhe vuajtjen e tjetrit. Por detyra jonë nuk është të lejojmë që ata të na shkatërrojnë. Duhet të njohim shenjat e tyre, të mësojmë të vendosim kufij dhe të ruajmë energjinë tonë shpirtërore.
Mënyra më e mirë për t’i thyer është të mos ua japim atë knaqesi që kërkojnë: vëmendjen, frikën dhe nënshtrimin tonë. Vetëm duke qëndruar të fortë dhe të vetëdijshëm, mund të mbrohemi nga ndikimi i tyre. Në fund, njeriu i mençur e kupton se të vërtetët janë ata që sjellin dritë, jo ata që ushqehen me errësirën ogurzi.