Dil moj ndërgjegje le të shohin
Se disa nuk dinë që ti ekziston
S’të kanë parë, s’di a të njohin
Kush je ti, pse je dhe çfarë don.
Lirohu të lutem, dil nga kafazi
Shko ke ata që të bënë përrallë
Ngutu pak, mos t’i mbyllë avazi
Sikur të vdekurit, puthi n’ballë.
Dil dhe, shpërndahu n’hapësirë
Rrehe atë tupan që të dëgjojnë
Më shumë shko atje ku ka smirë
S’di po, besoj, duhet të pranojnë.
Shko dhe, te të gjithë rri nga pak
Se me ju, ndoshta, u vie era njeri
Rri si n’shpi tënde, mos ke merak
Tregohu dhe, dikujt në kokë bjeri.
Shko, kanë nevojë për ty, mirë e di
T’i këshillosh gati t’gjithë me rend
Shumë kanë inat, kanë dhe xhelozi
Ndoshta mos mbushen pak mend.
Edhe, shtrëngojau pak dhëmbët
Kërcnoi me kërbaç se s’t’binden
Vrapo shpejt, lëvizi pak këmbët
Të u tregosh si duhet të gjinden.